image Brescia e largon nga klubi Balotellin, për arsye të mungesave

Futboll

Brescia e largon nga klubi Balotellin, për arsye të mungesave

news image

Klubi i Brescias sipas raportimeve e ka shkëptur kontratën me Mario Balotellin kjo për shkak se futbollisti ka vazhduar të mungojë në stërvitje.

Sipas Gazzeta dello Sport, pornari i klubit është penduar për transferimin e Balotellit.

Edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2022, ekziston një klauzolë shkëputjeje nëse Brescia bie në Serie B.

Gazzetta dello Sport raporton se nuk do të merret asnjë aksion kundër klubit, pasi shkëputja e kontratës ka qenë në negociata me avokatin e 29 vjeçarit.

Balotelli ka shënuar 5 gola në 19 paraqitje në Serie A këtë edicion.