image Brendan Rodgers te Manchester United?

Futboll

Brendan Rodgers te Manchester United?

news image

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers, ka folur sot mbi të ardhmen e tij, duke iu adresuar edhe spekulimeve që është afër kalimit te Manchester United në detyrën e trajnerit.

“Është mungesë respekti që ta bëni këtë pyetje kur ata kanë një menaxher të mirë i cili është duke punuar në klub. Pastaj, nuk mund të komentoj mbi këtë gjë sepse është diçka e pavërtetë”, tha Rodgers.

Më pas, Rodgers siguroi tifozët e Leicester Cityt që fokusi i vetëm i tij është ky klub dhe se ndihet i lumtur dhe krenar që ka postin e trajnerit te “Dhelprat”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam trajner i Leicester Cityt. Jam shumë i fokusuar në këtë klub, në lojtarët dhe në krerët e Leicester. Të gjitha spekulimet e tjera janë diçka që nuk mund t’i kontrolloj, është e mërzitshme t’i dëgjosh. Unë jam trajneri i Leicester Cityt”, tha Rodgers./Gazeta Sinjali Sporti/