image Brenda ditës gjobiten 142 qytetarë në Gjakovë për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë për COVID-19

Siguri

Brenda ditës gjobiten 142 qytetarë në Gjakovë për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë për COVID-19

news image

Për më shumë se dy orë janë gjobitur 43 qytetarë në Gjakovë për mosrespektimin e masave të qeverisë kundër koronavirusit. Po ashtu janë gjobitur edhe pronarët e 2 lokaleve.

Drejtori i Policisë në regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 22:30 janë shqiptuar gjithsej 142 gjoba për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë.

“Vetëm prej orës 20:00-22:30 kemi 43 fletëparaqitje të shqiptuara për persona fizik, 2 procesverbale për fillim të procedurës kundërvajtës ndaj operatorëve ekonomik. Ndërsa nga ora 08:00 e mëngjesit e deri më tani janë shqiptuar 142 fletëparaqitje për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Lumni Graishta për Gazetën Sinjali.

Ai ka shtuar se pas orës 22 e 30 minuta e deri në mëngjes njësitet policore do të operojnë vetëm, kurse inspektorët do t’i përgjigjen policisë nëse këta të fundit kanë nevojë për mbështetjen e tyre.

“Nga tani e deri në mëngjes njësitet policore do të operojnë vetëm, kurse inspektorët kanë caktuar ekipe në gjendje gatishmëri që t’i përgjigjen policisë nëse këta të fundit kanë nevojë për mbështetjen e tyre. Ndaj pronarëve të dy lokaleve është filluar procedurë, por nuk është marrë vendim për mbylljen e tyre”./Gazeta Sinjali/