image BQK-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbylljeje totale

Financa

BQK-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbylljeje totale

news image

Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës, Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, tha se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në rast se paraqitet nevoja për mbyllje kemi identifikuar nevojat dhe masat do të jenë sipas nevojave që do na paraqitet. Ne konsiderojmë që masat rregullatore të BQK-së për trajtimin e kredive të garantuara nga FKGK si asete pa rrezik për bankat, të cilat paraqesin një lehtësim shumë të rëndësishëm për sa i përket kërkesave rregullatore për kapital ndaj bankave, si dhe mbulesa e tarifës garantuese nga Qeveria e Kosovës, paraqesin lehtësime shumë të rëndësishme të cilat konsiderojmë se do të reflektojnë në kushte më të favorshme nga ana e institucioneve kredidhënëse, për kreditë e garantuara”, tha Guvernatori Mehmeti”, tha Mehmeti.

Tutje, guvernatori i BQK-së ka thënë se ka mirëpritur në takim shoqatën e bizneseve ku kanë krijuar partneritet.

“BQK së bashku me përfaqësues të bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa i përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë vështirësitë nga pamdemia ende vazhdojnë në ekonominë tonë. Ne jemi mbledhur për të diskutuar lidhur me sfidat që janë duke u ballafaquar bizneset”, tha Mehmeti.

Rinor Gjonbalaj, nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, tha se kanë arritur t’i ndihmojnë bizneset gjatë periudhës së pandemisë.

“Fatmirësisht kemi arritur që të krijojmë dritare që të mundemi t’i ndihmojmë bizneset, siç janë dritaret për biznese që merret për prodhim e tregti. Këto dritare do të rrisin kreditimin për dritare të vogla dhe të mesme”, tha Gjonbalaj. /Gazeta Sinjali/