image Botohet libri monografik i Bajram Kosumit “Letërsia nga burgu"

Libra

Botohet libri monografik i Bajram Kosumit “Letërsia nga burgu”

news image

Ka dalë nga shtypi libri më i ri i Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumit, “Letërsia nga burgu/kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar)”, në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg, gjatë periudhës 1945-1999.

Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.

Botimi është bërë me një përgatitje të mirë teknike, me aparaturë akademike, ka bibliografinë, dokumente origjinale dhe indeksin e emrave.

Libri së shpejti del në shitje në libraritë e Prishtinës.

/GazetaSinjali/