image Bota e egër në Kenia, fotografi fikson imazhet e mrekullueshme gjatë izolimit global

Fotografi

Bota e egër në Kenia, fotografi fikson imazhet e mrekullueshme gjatë izolimit global

news image

Fotografi profesionist, Felix Roma, i njohur për koleksionet e tij të shumta nga bota e egër, ka publikuar, së fundmi, disa fotografi nga udhëtimi i tij në Afrikë.

I angazhuar në një projekt, në kampet e Afrikës Lindore, fotografi Roma, në kohën kur nisi pandemia, u detyrua të qëndronte në Kenia, por e shfrytëzoi këtë për të fiksuar disa imazhe mahnitëse të kafshëve të egra, që më në fund gjendeshin në habitatin e tyre, larg syve të turistëve.

Për CNN Travel, ai tregon se kalon orë të tëra me aparatin e tij fotografik, i fshehur në shkurre, për të fiksuar momentin perfekt dhe kjo situatë e izolimit dhe mungesës së lëvizjes, ia favorizuan punën për të realizuar fotot.

/GazetaSinjali/