image Borrell: Marrëveshja për normalizimin është urgjente për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Kosovë

Borrell: Marrëveshja për normalizimin është urgjente për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

news image

Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin ishte “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.

“Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” tha Borrell.

Ai gjithashtu shtoi se përparimi ishte bërë në dialogun e rinovuar mes dy vendeve. /Gazeta Sinjali/