image Borrell: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh

Politikë

Borrell: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e Jashtme, Josep Borrell është shprehur se çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh, transmeton Gazeta Sinjali.

“Lajçaku e ka njoftuar Këshillin dhe ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në një përfundim të suksesshëm. I kërkojmë palëve të punojnë në frymë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit e kompromisit”, u shpreh ai.

Borrell tha se suksesi i dialogut është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

“Këshilli ka ofruar përkrahjen e plotë në këtë aspekt. E përkrahje të fuqishme për punën e Lajçakut”, përfundoi Borrell. /Gazeta Sinjali/