image Borrell: Dialogu në Bruksel është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Kosovë

Borrell: Dialogu në Bruksel është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

news image

Zyrtarët nga Kosova dhe Serbia theksuan se ata i japin përparësinë më të lartë integrimit evropian dhe dialogut, kështu thotë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Ministri i jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se pjesë të dokumentit të nënshkruar nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës më 4 shtator në Washington në fillim të shtatorit ‘bazohen në angazhimet e mëparshme të bëra nga të dy palët në dialog’ dhe mund të japin një ‘kontribut të dobishëm’ për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.

Duke iu përgjigjur një pyetje me shkrim nga eurodeputetët e BE-së mbi marrëdhëniet e politikës BE-SHBA, dialogun Serbi-Kosovë, por edhe mbi “pavarësinë e zërit të BE-së në Ballkan”, Borrell theksoi se si presidenti serb ashtu edhe kryeministri i Kosovës në vizitat e fundit në Bruksel kanë theksuar se ato i japin përparësi integrimit evropian dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Ai tutje siç shkruan Aljazeera Balkans, transmeton Gazeta Sinjali, citohet të ketë thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i sponzorizuar nga BE është një element kryesor për në rrugën evropiane.

“Dialogu i sponsorizuar nga BE është një element kryesor i rrugëve të tyre evropiane,” tha ai.

Në përgjigje të një pyetje parlamentare, Borrell shtoi se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE-në në përputhje me angazhimet. /Gazeta Sinjali/