image Boris Johnson i kujton pak rrënjët e tij turke, thotë “Cok Guzel” para Erdoganit e Biden

Botë

Boris Johnson i kujton pak rrënjët e tij turke, thotë “Cok Guzel” para Erdoganit e Biden

news image

Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës po zhvillon punimet sot dhe nesër. Në Samit po marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Në një moment gjatë samitit, Biden është parë në disponim të mirë duke biseduar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Në një vide të publikuar në rrjetin social “Twitter”, dëgjohet teksa Johnson i kujton rrënjët e tij turke duke thënë: ‘Çok güzel’.

Kujtojmë se, Johnson, kishte folur në lidhje me origjinën e tij turke në një intervistë të vitit 2005 për BBC.

“Gjyshi i babait tim ishte turk, unë e dua Turqinë, por ana ime turke është e dobët”, tha ai.

/GazetaSinjali/