image Borell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është vendimtare për BE-në

Politikë

Borell: Marrëveshja Kosovë-Serbi është vendimtare për BE-në

news image

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka synim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Borell ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtare për Bashkimin Evropian.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”, ka deklaruar ai.

Sot, Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë një takim virutal me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ndërmjetësohet nga BE’ja.

Borell tregon edhe synimet e këtyre takimeve që pritet të vazhdojnë tutje.

“Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell në një videokonferencë.

Borell ka thënë se procesi nuk është i lehtë por po mundohen të ndihmojnë dialogun për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”. /Gazeta Sinjali/