Real Sociedad ka transferuar mesfushorin, David Silva.
Spanjolli ishte pjesë e Manchester Cityt për 10 vite, ndërsa sot zyrtarizoi largimin nga “Etihad Stadium”.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.
Silva edhe më parë ishte pjesë e La Ligës, ku luajti për Valencian./Gazeta Sinjali/