image BNE të jashtëzakonshëm, mposhtin ekipin serb

Sporte të tjera

BNE të jashtëzakonshëm, mposhtin ekipin serb

news image

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin serb iNation në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në hartën “Inferno”.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, por në fund, ekipi kosovar ia doli të fitonte.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe Voyvoda (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Voyvoda e mposhti më herët Eternal Firen, dhe bashkë me BNE-në, janë liderë në grup momentalisht.

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37-të.

/GazetaSinjali/