image Bllokohet rruga në Klinë nga aksidenti zinxhiror

Kosovë

Bllokohet rruga në Klinë nga aksidenti zinxhiror

news image

Kolona të gjata janë shkaktuar në qytetin e Klinës si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura dhe dy kamionë, ku përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka të lënduar, transmeton Sinjali.

Qytetarët janë detyruar të presin më shumë se një orë në këto temperatura të larta që po mbizotërojnë në vend.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë nga aksidenti, policia ende nuk ka informacion për ngjarjen./Sinjali/