image Bllokohen 22 plazhe në Shqipëri, kjo është arsyeja

Shqipëri

Bllokohen 22 plazhe në Shqipëri, kjo është arsyeja

news image

22 pika plazhesh në total janë bllokuar në Vlorë, pasi nuk kishin roje bregdetare. Kështu dje janë bllokuar 15 plazhe, ndërsa sot 7, transmeton Sinjali.

Gjatë gjithë këtyre ditëve Policia Bashkiake ka qenë në aksion për një fushatë sensibilizuese dhe sot ka bllokuar disa plazhe ku mungonin rojet.

Këtë sezon nuk do të tolerohen plazhe që janë konstatuar pa vrojtues plazhi, pasi është detyrim ligjor.

Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

/GazetaSinjali/