image Bixhoz ilegal edhe në Skenderaj, mbyllen lokale dhe shqiptohen gjoba

Siguri

Bixhoz ilegal edhe në Skenderaj, mbyllen lokale dhe shqiptohen gjoba

news image

Në fshatin Likoc të Skenderajt dje rreth orës 20:40, Policia e Kosovës gjatë një operacioni për zbatimin e masave antiCOVID-19, ka hasur në tri lokale të hapura në të cilat zhvilloheshin lojëra fati, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burimet mëson se të gjitha lokalet janë mbyllur dhe se janë konfiskuar të gjitha paisjet që janë shfrytëzuar për lojëra.

Në lidhje me këtë rast pronarët janë intervistuar nga policia ndërsa për mysafirët që gjendeshin në lokal janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave kanë thënë burime të Sinjalit.

/GazetaSinjali/