image Bitcoin bie në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit

Biznes

Bitcoin bie në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit

news image

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, ka pësuar rënie sot në tregtimin aziatik në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit.

Rënia u ndikua nga të dhënat shqetësuese për inflacionin në Shtetet e Bashkuara, gjë që shkaktoi pasiguri tek investitorët.

Vlera e Bitcoin ra me 8,9 për qind në 24,903,49 dollarë, që është niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 2020, raportoi “Bloomberg” të hënën.

Edhe kriptovalutat tjera kanë rënë.

Indeksi MVIS, që mat vlerën e 100 kriptomonedhave kryesore, ra me 9.7 për qind.

Analistwt vlerësojnë se bitcoini mund të bjerë nën 15,000 dollarë për shkak të klimës së krijuar, përkatësisht frikës që ka kapluar tregun.

/GazetaSinjali/