image Bislimi: Po e negociojmë me Serbinë marrëveshjen për mos-sulmimin e njëra-tjetrës

Politikë

Bislimi: Po e negociojmë me Serbinë marrëveshjen për mos-sulmimin e njëra-tjetrës

news image

Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës, zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur numri dy i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë tha se kjo marrëveshje po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quaj “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.

Bislimi në Kanal 10 tha se një takim mes krerëve të shteteve pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit.

Ai ka thënë se raportet e Kosovës me ShBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri./GazetaSinjali/