image Bislimi pas takimit me Lajçakun: S’do të ketë negocime, janë takime informative

Politikë

Bislimi pas takimit me Lajçakun: S’do të ketë negocime, janë takime informative

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur pas takimit që pati sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Bislimi përmes këtij shkrimi në Facebook ka thënë se ditëve në vijim, me të do të takohet edhe kryeministri Albin Kurti, megjithatë, thotë ai, nuk do të ketë negocim.

Bashkë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, z.  Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me z. Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij. Qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e z. Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe çështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe. Takimet ishin dakorduar në funksion si të informimit të plotë ashtu edhe përgatitjes më të mirë të palës kosovare”, shkroi Bislimi.

Po ashtu, shkruan tutje zëvendëskryeministri i parë, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Kurti, një nga 17 takimet e dy ditëve në vijim do ta ketë sërish me Lajçakun.

Në asnjërin nga këto takime nuk ka negocim, por janë takime informative. Pas kthimit në Kosovë, menjëherë do informoj liderët e partive politike parlamentare për përmbajtjen e diskutimeve”, tha tutje Bislimi.

/Gazeta Sinjali/