image Bislimi: Kosova brenda 2022 aplikon si vend kandidat për BE

Politikë

Bislimi: Kosova brenda 2022 aplikon si vend kandidat për BE

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar ashtu siç ka thënë Albin Kurti, që Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2022.

Bislimi ka thënë se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet t’i plotësoj.

“Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, është shprehur Bislimi.

Më tutje, ai ka shtuar se është momenti vendimtar që numri i shteteve që kanë statusin e vendeve kandidate të përmbyllet gjatë këtij viti.

/GazetaSinjali/