image Bislimi: Kërkesa për shtyrje të afatit për targa rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit nga Vuçiqi

Politikë

Bislimi: Kërkesa për shtyrje të afatit për targa rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit nga Vuçiqi

news image

Zëvendëskryeministri i parë për Dialog Besnik Bislimi për çështjen e targave ka theksuar se kërkesa për shtyrje të afatit rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit që Vuçiq i paraqiti qytetarëve, shqetësimeve kundrejt kërcënimeve të strukturave paralele ndaj qytetarëve në veri dhe gatishmërisë së shfaqur të Vuçiqit që të krijojë tensione rreth një çështjeje bazike.

Sipas tij nuk ka pasur mangësi të kapaciteteve nga ana jonë, që të përmbushim kërkesat që burojnë nga procesi.

“Vuçiq ka folur edhe për dorëzim, por ky është një koncept që kriminelët e përdorin kur flasin me institucionet e qeverisë dhe ne nuk duam t’i shohim qytetarët në atë pozitë”, tha Bislimi.

Zv.kryeministri theksoi se zyrtarëve të Kosovës i është thënë, dhe kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë në gjetjen e një mekanizmi përmes të cilit e bëjmë tranzicionin e lehtë, në mënyrë që gatishmëria e qytetarëve në pajtim me sundimin e ligjit të rritet.

Ai komentoi dhe masat e fundit rreth çështjes së targave, duke shpjeguar fazat kalimtare dhe thënë se ky proces do të finalizohet pa incidente deri më 21 prill, datë e cila rastësisht është e njëjta me afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të përhershme, sipas standardeve dhe praktikave të BE, e cila dështoi për shkak të mungesës së pozicionimit nga pala serbe.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se problemi më i madh në procesin e dialogut, është divergjenca mes pozicioneve të dy palëve, ku për Kosovën është e rëndësishme që të kemi një dokument final dhe të qendërzuar me njohjen reciproke, e për Serbinë është e kundërta.

/GazetaSinjali/