image Bislimi i reagon Hovenierit: Kryetarët mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs

Politikë

Bislimi i reagon Hovenierit: Kryetarët mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot një takim me Viola von Cramon, raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën. Sipas komunikatës, një nga temat kryesore të diskutuara mes Bislimit dhe Cramon ishte situata në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë janë mbledhur në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për të parandaluar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në ndërtesat komunale.

Përkundër kërkesave të shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca – që qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime që do të përshkallëzojnë situatën në veri të vendit, Bislimi, siç njoftohet në komunikatë ka theksuar se është vendimtare që kryetarët e zgjedhur të komunave të fillojnë sa më parë të ofrojnë shërbime për qytetarët.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka deklaruar ministri Bislimi.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili ishte pjesë e takimit ka thënë se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

/GazetaSinjali/