image "Bisha" e re e Mercedesit që do ta përdorë pasuesi i Merkelit, e papërshkueshme nga plumbat dhe bombat

Automjete

“Bisha” e re e Mercedesit që do ta përdorë pasuesi i Merkelit, e papërshkueshme nga plumbat dhe bombat

news image

Ai që pritet ta pasojë Angela Merkelin si kancelare e Gjermanisë do ta përdorë një limuzinë krejt të re dhe të blinduar, Mercedes-Benz S-Class.

Sedani i papërshkueshëm nga plumbat dhe i mbrojtur nga bombat, do të shërbejë si mjet transporti personal për personin që do të zë vendin e Merkelit.

Siç shkruajnë mediat botërore, zyrtarët qeveritarë në Berlin pritet të kthehen në modelin Mercedes-Benz të përdorur nga Merkel, me pasardhësin e saj për të marrë Mercedes-Benz S-Class S680 Guard 4Matic të shpallur kohët e fundit.

Ky Mercedes thuhet se është përtej atij të “Bishës” të përdorur për të vozitur presidentët amerikanë, duke ofruar nivelin më të lartë të mbrojtjes për një veturë civile, duke përballuar të gjitha llojet e të shtënave të armëve dhe shpërthimeve, madje edhe plumbat që shpojnë forca të blinduara.

Dritaret e kësaj makine janë 10 centimetra të trasha dhe makina vjen me furnizimin e vet me oksigjen, si dhe po ashtu edhe me sistemin automatik të fikjes së zjarrit në bord.

Por për ta vozitur këtë veturë, duke pasur parasysh që peshën e ka 4.2 ton, atëherë duhet që shoferi ta ketë një licensë kamioni për ta drejtuar atë.

Luksi brenda veturës thuhet se kushton 547,400 euro, ose 3  herë më shumë se një limuzinë e zakonshme e S-Class.

/GazetaSinjali/