Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, sot një vit u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, mirëpritën një djalë dhe një vajzë që i kanë pagëzuar me ermat: Ivy Blue dhe Icon.
Artistja shqiptare me këtë rast ka ndarë një fotosesion të tyre, të cilin mes tjerash e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di qe do të na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, kështu urime ditëlindjen”, ka thënë Ismajli.
“Nuk mund ta besojmë që ju tashmë jeni një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër dhe një falënderim i veçantë gjithashtu…”, shtoi më tej krijuesja e hitit “E kam provuar”.
Genta dhe Huseyin përndryshe prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie.
Ata jetojnë mes Zvicrës dhe Kroacisë, për shkak të angazhimeve të partnerit të saj.