image Bilanci i koronavirusit në komunat e Kosovës, këto qytete prijnë për nga numri i të infektuarve

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në komunat e Kosovës, këto qytete prijnë për nga numri i të infektuarve

news image

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 187 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 5 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky numër, 2 mijë 370 janë shëruar, kurse 108 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 640.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1589 raste, 15 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 414 të infektuar, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 17 viktima, ndërsa ka 400 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/