image Bilanci në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur e 136 të infektuar me koronavirus

Rajon

Bilanci në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur e 136 të infektuar me koronavirus

news image

Në bilancin e fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq, 136 raste të reja me COVID-19, janë regjistruar brenda ditës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet, në njoftim thuhet se janë kryer 991 teste për koronavirus.

Ndërkohë, të shëruar në 24 orët e fundit, janë regjistruar 123 veta.

Numri i të infektuarve në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8111 e ai i të vdekurve në 382./ Gazeta Sinjali/