image Bilanci në Kosovë për COVID-19, nesër pritet lirimi i masave sipas fazës së tretë

Kosovë

Bilanci në Kosovë për COVID-19, nesër pritet lirimi i masave sipas fazës së tretë

news image

Për më shumë se tre muaj veni ynë është duke u ballafaquar me  pandeminë. Sipas të dhënave zyrtare nga 8 shkurti deri më sot janë infektuar 1 mijë e 70 persona me koronavirus, prej tyre 841 janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.

“Nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 8 shkurti deri më 30 maj janë testuar afro 15 mijë persona si të dyshimtë me koronavirus, ndërsa prej tyre 1 mijë e 70 kanë rezultuar pozitiv.

Me që numri i personave të infektuar me COVID-19 është duke rënë dukshëm janë liruar edhe masat deri në fazën e dytë. Që nga nesër pritet të lirohen masat siç është paraparë në fazën e tretë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.089.152 raste të COVID-19 dhe 368.696 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/