image Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Dje në Kosovë janë konfirmuar 47 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 15 mijë e 472 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 65 mijë e 979 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 113 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572.

Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 622 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 813 raste, 75 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/

Image may contain: ‎text that says '‎Pasqyra epidemiologjike Ditae: Teinfekluar sheruar Rastet % infektuarve me COVID sipas vendbanimeve nga data: Mars 26.Shtator.2020 15472 113 23,45 1 622 86 Republiken Kosoves CPAP asistmp 1572 0,01 124 10 respirator Testime Totali lestimeve 6,36 100 8 65979 3,7 1782115 1782115 KOMUNA TOTALI חT 20 Kilometers 15472 3278 KSHP,AKK 672 1:500 000‎'‎