image Bilanci i koronavirusit në Kosovë

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në Kosovë

news image

Nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14 mijë e 324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv kanë rezultuar gjithsej 1 mijë e 52 raste, prej tyre 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Raste aktive me koronavirus  në Kosovë janë edhe 202. Komuna me më së shumti raste pozitive të konfirmuara vazhdon të jetë Ferizaj me gjithsej 134 të infektuar, ndërsa komunat më pak të prekura janë Obiliqi dhe Drenasi me vetëm nga dy raste pozitive./GazetaSinjali/