image Bilanci i fundit rreth koronavirusit në Serbi, vdesin 7 persona

Rajon

Bilanci i fundit rreth koronavirusit në Serbi, vdesin 7 persona

news image

7 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Serbi.

9 mijë e 653 persona janë testuar gjithsej ndërsa 372 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri i përgjithshëm i viktimave të COVID-19 në Serbi ka arritur në 558.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, në respiratorë në mbarë vendin janë 143 persona.

Numri i regjistruar i rasteve, përfshirë edhe ato të 24 orëve të fundit ka shkuar në 24 mijë e 892./Gazeta Sinjali/