image Bilanci i fundit në Shqipëri, vdesin dy persona nga koronavirusi dhe regjistrohen 108 raste të reja

Shqipëri

Bilanci i fundit në Shqipëri, vdesin dy persona nga koronavirusi dhe regjistrohen 108 raste të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur të dhënat e fundit rreth koronavirusit për 24 orët e fundit.

Janë shënuar 2 viktima nga COVID-19, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Në 24 orët e fundit u kryen 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, ku rezultuan 108 pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.

Të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore./ Gazeta Sinjali/