image Bilanci i fundit në Shqipëri, 127 raste të reja, ka edhe viktima

Shqipëri

Bilanci i fundit në Shqipëri, 127 raste të reja, ka edhe viktima

news image

Shqipëria ka regjistruar 6 viktima dhe 127 raste pozitive me COVID-19 nga 531 persona sa u testuan gjithsej në 24 orët e fundit.

Ndërsa 32 qytetarë janë shëruar. Numri total i të shëruarve ka arritur në 3 mijë e 155.

Të infektuar janë gjithsej 6 mijë e 16, ndërsa janë bërë 44 mijë e 295 testime.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit të rrezikshëm./Gazeta Sinjali/