image Bilanci i fundit në Maqedoni të Veriut, 5 viktima e 188 raste të reja me koronavirus

Rajon

Bilanci i fundit në Maqedoni të Veriut, 5 viktima e 188 raste të reja me koronavirus

news image

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 188 raste të reja me koronavirus brenda një dite.

Këto rezultate kanë dalë nga një rekord testimesh, prej 1971 teste.

“Rastet e reja vijnë nga: Shkup 4, Kumanovë 21, Dibër 1, Shtip 18, Tetovë 24, Strugë 21, Veles 1, Manastir 5, Ohër 6, Kavadar 3, Gostivar 23, Kriva Pallankë 1, Koçan 1, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 3, Kërçovë 10, Resnjë 1, Negotinë 2”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë vdekur 5 pacientë, ndërkaq janë shëruar 268 persona. /GazetaSinjali/