image Bilanci i fundit i koronavirusit në të gjitha komunat, 1152 raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i fundit i koronavirusit në të gjitha komunat, 1152 raste aktive

news image

Nga 311 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 95 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 2 mijë e 363 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 1 mijë e 171 persona janë shëruar, kurse 40 të tjerë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 152.

Komuna e Prishtinës prin listën e komunave më të prekura, me gjithsej 438 raste pozitive, pasuar nga Komuna e Vushtrrisë me 312 sosh dhe Komuna e Prizrenit me 257 raste.

Më poshtë gjeni tabelën me numrin e rasteve pozitive dhe numrin e të vdekurve për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/