image Bilanci i fundit i koronavirusit në komunat e Kosovës, 374 raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i fundit i koronavirusit në komunat e Kosovës, 374 raste aktive

news image

Nga 228 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 28 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 326 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 921 persona janë shëruar, kurse 31 të tjerë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 17 mijë e 707.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 374 raste aktive me COVID-19.

Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Vushtrria, pastaj Prizreni, i cili pason me Prishtinën dhe në vendin e katërt Ferizaj.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/