Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 203 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 4 mijë e 715 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky numër, 2 mijë e 227 janë shëruar, kurse 101 të tjerë kanë vdekur.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 387.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1382 raste, 12 prej tyre kanë humbur betejën.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 406 të infektuar, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 17 viktima, ndërsa ka 395 raste të konfirmuara pozitive.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/