image Bilanci i fundit i COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i fundit i COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Komuna më e prekur nga virusi COVID-19 mbetet Prishtina me gjithsej 1 mijë e 307 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi dje edhe 87 raste të reja me koronavirus në kryeqytet.

Sipas të dhënave të fundit, pas Prishtinës, Vushtrria renditet e dyta me 402 raste. Pas saj Prizreni me 394 dhe Ferizaj me 349.

Nga 388 mostrat e testuara dje, janë konfirmuar edhe 205 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 4 mijë e 512 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme 2 mijë e 156 persona janë shëruar, kurse 97 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Aktiv me koronavirus në Kosovë janë edhe 2 mijë e 259 raste.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali