image Bilanci i fundit i COVID-19 në Kroaci, vdesin tre persona

Evropë

Bilanci i fundit i COVID-19 në Kroaci, vdesin tre persona

news image

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Kroaci, ndërsa janë regjistruar edhe 78 raste të reja të këtij infeksioni.

Aktualisht umri i rasteve aktive në Kroaci është gjithsej 749, mes tyre 130 pacientë janë duke u trajtuar në spital, njoftoi Shtabi Kombëtar i Krizave.

Që nga 25 shkurti, kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 5 mijë e 71 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 144 kanë vdekur dhe 4 mijë e 178 janë shëruar.

Aktualisht janë 2 mijë e 863 persona në vet-izolim, raporton Hina. Deri më tani, janë testuar gjithsej 117 mijë e 117 persona. /Gazeta Sinjali/