image Bilanci ditor i koronavirusit në Mal të zi, nuk ka viktima

Rajon

Bilanci ditor i koronavirusit në Mal të zi, nuk ka viktima

news image

Janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus sot në Mal të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, këto rezultate kanë dalë nga 561 mostra të marra në 24 orët e fundit.

Ndërkaq nuk është raportuar për vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 34.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2040.

Një rast i ri është shënuar edhe në Ulqin. /GazetaSinjali/