image Bien në prangat e Policisë edhe tre persona që kërkoheshin nga Gjykatat

Siguri

Bien në prangat e Policisë edhe tre persona që kërkoheshin nga Gjykatat

news image

Foto ilustruese


Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Fillimisht në Kllokot është arrestuar G.M., i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan pasi ishte dënuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Pas arrestimit, i riu është dërguar në degën e Gjykatës në Viti për procedurat e mëtejme.

Edhe në Gjakovë, Policia ka arrestuar një person ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata, pasi ishte dënuar lidhur me një rast të mëhershëm. Sinjali mëson se bëhet fjalë për F.Sh., i cili është arrestuar në fshatin Rogovë.

Ndërkohë edhe në Pejë, zyrtarët policorë kanë rënë në gjurmët e një personi tjetër që po kërkohej për veprën penale “Sulmi”. I riu M.B., është arrestuar pasdite dhe më pas është dërguar në Gjykatë, ku ka kryer pagesën.

/GazetaSinjali/