image Bie teli i rrymës, ngordhin katër krerë dhi në Kamenicë

Sinjalizime

Bie teli i rrymës, ngordhin katër krerë dhi në Kamenicë

news image

Katër krerë dhi kanë ngordhur sot rreth orës 17:45 në fshatin Strezovc të Kamenicës,  si pasojë e kontaktit me një tel të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se derisa pronari i bagëtive ishte duke i ruajtuar ato në një fushë, në ato momente kishte rënë një tel elektrik, me ç’rast bagëtitë kanë ngordhur.

Sipas sinjalizuesit në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e KEDS-it dhe inspektori i veterinës, të cilët kanë vërtetuar se si pasojë e rrymës kanë ngordhur bagëtitë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rast si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe të dërgohet në njësitin e hetimeve.

/GazetaSinjali/