image Bie qeveria libaneze, kryeministri jep dorëheqje

Botë

Bie qeveria libaneze, kryeministri jep dorëheqje

news image

Qeveria e Libanit ka rënë pasi më shumë se një e treta e ministrave ka dhënë sot dorëheqjen nga ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Hassan Diab.

Në një deklaratë publike¸ kryeministri zyrtarizoi vendimin e tij për t’u dorëhequr që sipas komentuesve do të pranohet nga presidenti Aoun.

Bejruti ka qenë epiqendër e disa manifestimeve të dhunshme në sheshet kryesore, ku protestuesit e revoltuar kërkonin shpjegime nga qeveria për shpërthimin dramatik të javës së kaluar në portin e qytetit, ku kanë humbur jetën të paktën 150 persona dhe mijëra të tjerë po trajtohen në spitalet e kryeqytetit libanez./Gazeta Sinjali/