image Bie në pranga të Policisë i kërkuari nga Prizreni

Siguri

Bie në pranga të Policisë i kërkuari nga Prizreni

news image

Policia e Kosovës ka arritur ta prangos një person të kërkuar, i cili është në stop listë si i dyshuar se ka kryer një vepër penale, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, 36-vjeçari M.Murataj, është kapur dje, pas mesnate në rrugën “Besim Shala”.

Gjatë kontrollit nga njësia policore dhe verifikimit të tij, ka rezultuar se i njëjti është në stop listë dhe ndaj tij ka urdhër arrest aktiv.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast është kontaktuar kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka kërkuar që të dyshuarit t’i merret ID kartela dhe patentë shoferi.

Po ashtu është urdhëruar që i dyshuari të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së nesërme.

/GazetaSinjali/