image Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda një dite në Maqedoninë e Veriut

news image

Tre persona kanë humbur betejën me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu kanë rezultuar pozitivë 74 persona, ndërsa janë testuar 689 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 11 mijë e 128 të infektuar me koronavirusin e ri, 500 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 6 mijë e 972 persona, ndërsa janë 3 mijë e 656 raste aktive./Gazeta Sinjali/