image Bideni sot inaugurohet president i SHBA-së

Botë

Bideni sot inaugurohet president i SHBA-së

news image

Joseph Robinette Biden Jr., sot zyrtarisht do të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe nënkryetarja Kamala Harris do të bëjë betimin sot në Washington DC.

Rreth 25,000 trupa të Gardës Ushtarake do të jenë pjesë e inaugurimit të Bidenit, pas trazirave vdekjeprurëse në Capitol ditë më parë.

Donald Trump do të largohet sot herët në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë e do të shkojë në Florida.

Ai ka njoftuar më parë se s’do të jetë pjesë e inaugurimit.

Bideni do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-së.

Të pranishëm në inaugurim do të jenë tre ish-presidentë: Barack Obama, Bill Clinton dhe George W Bush.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit, Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.

/GazetaSinjali/