image Biden: ShBA përkrah aleatët evropianë përballë Rusisë

Botë

Biden: ShBA përkrah aleatët evropianë përballë Rusisë

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ShBA-ja do të qëndrojë përkrah aleatëve evropianë përballë Rusisë, para samitit të tij të parë me homologun rus, Vladimir Putin, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu është shprehur Biden në një artikull të publikuar sot në “Washington Post”, ku  premtoi se do të konsolidojë aleancat demokratike të ShBA-së përballë krizave të shumta dhe kërcënimeve në rritje të Moskës dhe Pekinit.

Biden do të shkojë të mërkurën në Evropë, ku do të marrë pjesë në samitet e G7 dhe NATO-s dhe do të takohet në Gjenevë më 16 qershor me Putinin, në një periudhë tensionesh mes dy fuqive rivale.

Washingtoni ka sanksionuar Moskën për një mori arsyesh: akuza për ndërhyrje në zgjedhje, pirateri kompjuterike, spiunazh, shtypje që synon kundërshtarin Alexeï Navalny, kërcënim ushtarak që rëndon në Ukrainë, aneksim i Krimesë ukrainase, raporton ATSh.

Rusia është përgjigjur me kundërsanksione të shumta dhe të dy fuqitë nuk kanë ambasadorë në kryeqytetet e tyre përkatëse për disa javë.

Moska gjithashtu ka akuzuar NATO-n për aktivizimin ushtarak në kufijtë rusë me vendosjen e trupave dhe stërvitjeve.

“Ne jemi të bashkuar për t’iu përgjigjur sfidave të Rusisë ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë dhe nuk do të ketë dyshim për vendosmërinë e ShBA-së për të mbrojtur vlerat tona demokratike, të cilat nuk mund t’i ndajmë nga interesat tona”, shkruan Biden./Gazeta Sinjali/