image Biden: Po mbështesim Ukrainën, Rusia do të ketë kosto të rënda nëse vazhdon kështu

Botë

Biden: Po mbështesim Ukrainën, Rusia do të ketë kosto të rënda nëse vazhdon kështu

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka biseduar me partnerët e tyre, teksa konfirmoi se po vazhdojnë mbështetjet për Ukrainën.

Biden paralajmëroi kosto të rënda për Rusinë, nëse ajo nuk e vazhdon eskalimin e situatës.

“Ne po vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, teksa ata po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre dhe pohuam gatishmërinë tonë për të vazhduar që t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda nëse ajo nuk e qetëson situatën”, ka thënë Biden.

Kujtojmë se sot është dita e pestë prej kur trupat ruse kanë shkelur tokën e Ukrainës, duke tentuar pushtimin e saj, teksa Rusia është përballur me disa sanksione të ashpra ekonomike nga ShBA-ja dhe Perëndimi. /GazetaSinjali/