image Biden: Për herë të parë në historinë e SHBA-së, kemi krijuar 1.5 milion vende pune për tre muaj

Botë

Biden: Për herë të parë në historinë e SHBA-së, kemi krijuar 1.5 milion vende pune për tre muaj

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se janë hapur 500 mijë vende të reja të punës për një muaj në Amerikë, ndërsa 1.5 milion për tre muaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky sukses Biden thotë se është arritur për herë të parë në historinë e SHBA-së. Kjo pasi që, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të krijohen 1.5 milion vende pune në tre muaj e parë të punës.

“Para se të merrnim detyrën, u shtuan sërish 60,000 vende pune në muaj. Ndërsa tani janë hapur 500,000 vende pune në muaj. Në fakt, ne kemi krijuar 1.5 milion vende pune – më shumë vende pune sesa janë krijuar ndonjëherë në tre muajt e parë të çdo presidenti në historinë e kombit tonë“, ka shkruar Biden.

/GazetaSinjali/