image Biden e fajëson Putinin për rritjen e çmimeve

Botë

Biden e fajëson Putinin për rritjen e çmimeve

news image

Rritja e çmimeve të konsumit ditëve të fundit është vërejtur në shumë vende të botës.

Në lidhje me këto rritje ka reaguar presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili ka thënë se raporti i ri i indeksit të çmimeve të konsumit pasqyron “shtrëngimin që amerikanët po ndiejnë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”.

Sipas Biden, fajtor për këtë është Vladimir Putin për pushtimin e tij në Ukrainë, duke bërë kështu që edhe çmimet të rriten.

“Raporti i sotëm për inflacion është një përkujtues që buxhetet e amerikanëve po ndikohen nga rritja e çmimeve dhe familjet kanë filluar ta ndjejnë ndikimin e rritjes së çmimeve nga Putini. Kontribues i madh i rritjes së çmimeve është rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë pasi tregjet reaguan ndaj veprimeve agresive të Putinit”, tha Biden.

 “Siç e kam thënë që në fillim, do të ketë kosto nëpër shtëpi pasi ne vendosim sanksione në përgjigje të luftës së paprovokuar të Putinit, por amerikanët mund ta dinë këtë: kostot që po i imponojmë Putinit dhe miqve të tij janë shumë më shkatërruese sesa kostot me të cilat përballemi”.

/GazetaSinjali/