image Biden do të udhëtojë në Bruksel për samitin e NATO-s dhe BE-së

Botë

Biden do të udhëtojë në Bruksel për samitin e NATO-s dhe BE-së

news image

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Bruksel.

Qëllimi i kësaj vizite është për t’iu bashkuar një samiti të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, që synon të diskutojë parandalimin dhe përpjekjet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Al Jazeera.

Biden do t’i bashkohet gjithashtu samitit të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar “shqetësimet tona të përbashkëta për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfidat e tjera që lidhen me konfliktin“, tha Psaki në një deklaratë.

/GazetaSinjali/